Ka vdekur të dielën diplomati i parë amerikan në Kosovën e pas luftës, John Menzies. Para se të vinte në Kosovë, Menzies ka shërbyer si ambasador në Bosnjë e Hercegovinë.
Në vitin 1999, SHBA’të ende nuk kishin ambasadë në Kosovë sikurse edhe shtetet tjera. Misioni diplomatik amerikan statusin e ka ndryshuar më 2008 pasi Kosova ka shpallur pavarësinë. Menzies është kthyer për vizitë zyrtare më 2012 në Kosovë.
Menzies që ka vdekur në moshën 74 vjeçare, aktualisht ka qenë duke shërbyer si President i Universitetit Amerikan në Kurdistan të Irakut.
Për vdekjen e tij ka shkruar Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla duke e quajtur mik të Kosovës dhe diplomat principiel./express/
Haradinaj me veteranët e UÇK-së: Duhet të jemi krah atyre që...
Hekuran Gashi: Lehtësim për bizneset – me Qeverinë Kurti 3, ...
PZAP dënon LVV-në me 6 mijë euro
Policia gati për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të p...
Burim i brendshëm i Juventusit: Livakoviq është në lojë
Pasaporta shqiptare: Procedura për artistët dhe sportistët