Një person ka humbur jetën një ditë pas aksidentit fatal që ndodhi në rrugën Suharekë-Duhle të Pompa e Benzinës “Besi Oil”,komuna e Suharekës.
Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka bërë të ditur se aksidenti kishte ndodhur mes tri veturave, shkruan arbresh.info.
“Me datën 15 prill 2022, në ora 22:05, në rrugën Suharekë-Duhle të Pompa e Benzinës “Besi Oil”,komuna e Suharekës, është shkaktuar një aksident trafiku, me lëndime dhe dëme material ndërmjet tri veturave me targa vendore. Si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar drejtuesit e automjeteve , te cilëve ju është afruar ndihma mjekësore, ndërsa njeri nga drejtuesit e veturës B. Z., 54 vjeçar, i cili është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ka mbërri pa shenja jete”, bënë të ditur policia.
Vdekjen e ka konstatua ekipi mjekësor ne spitalin e Prizrenit.
“Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Kurse vozitësi me inicialet B.L i moshës 32 vjeçare pas marrjes se ndihmës mjekësore lirohet ne shtëpi. Ndërsa i dyshuar B.RR moshës 36 vjeçar ndalohet për tretman mjekësor ne spitalin e Prizrenit dhe ndaj tij me urdhër te prokurorit te shtetit është lëshuar vendimi për ndalim për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Rasti është duke u hetuar nga njësia e trafikut rajonal në Prizren./arbresh.info/
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi