Një i vrarë dhe një i plagosur në Gjilan

11:57 | 15 Maj 2017

Një person është vrarë dhe një person tjetër është plagosur në Gjilan, paraditen e të hënës.

Lajmin për abresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi në Policinë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani, derisa thotë se ende nuk dihen motivet e ngjarjes, duke konfirmuar se viktima dhe i plagosuri janë të moshës madhore.

“Është e vërtetë se ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe si pasojë njëri nga plagosurit ka ndërruar jetë, por ende nuk dihen motivet e rastit”, u shpreh Hashani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara