Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur pas një shkëmbimi zjarri pranë gjykatës së Bielefeldit në Gjermani, ku po zhvillohej procesi gjyqësor për vrasjen e boksierit kosovar, Besar Nimani.
Sipas mediumit gjerman WDR, që i referohet burimeve të afërta me hetimin, njëri prej të plagosurve nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital.
Të shtënat ndodhën të mërkurën rreth orës 13:30, menjëherë pas përfundimit të seancës gjyqësore kundër Huseyin Akkurt, i akuzuar për vrasjen e Nimanit në mars të vitit 2024.
Dy nga të plagosurit janë identifikuar si familjarë të të pandehurit.
Ndër ta, babai i Akkurtit është në gjendje kritike, pasi dyshohet se është goditur në zonën e kraharorit.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet, ndërsa një nga të dyshuarit për sulmin është arrestuar, dhe një tjetër është ende në arrati.
Ngjarja ka shkaktuar alarm të madh në qytet dhe ka intensifikuar masat e sigurisë rreth gjykatës. /Telegrafi/
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...