Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë në afërsi të “Varrezave të Dëshmorëve” në Kaçanik.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha se rasti ka ndodhur rreth orës 14:15, shkruan Arbresh.info.
Veseli thekson se raktori është rrokullisur disa metra nga rruga e fshatit Stagovë dhe ka përfunduar poshtë në rrugën magjistrale Kaçanik-Hani Elezit.
“Ju njoftojmë se më datë 11.06.2025, rreth orës 14:15, kemi pranuar informatën për një aksident të rëndë trafiku në afërsi të “Varrezave të Dëshmorëve” në Kaçanik. Menjëherë pas pranimit të informacionit, patrullat policore janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes dhe është kërkuar ndihma emergjente, pasi në vendin e aksidentit është gjetur një person i shtrirë në tokë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.”, ka thënë ai.
“Pas mbërritjes së ekipit mjekësor të urgjencës, është konfirmuar se personi nuk kishte shenja jete. Në lidhje me rastin është njoftuar njësia rajonale e trafikut për procedurat e mëtejme. Në rrethana ende të pasqarauara , dyshohet se traktori është rrokullisur disa metra nga rruga e fshatit Stagovë dhe ka përfunduar poshtë në rrugën magjistrale Kaçanik-Hani Elezit.”, tha ai.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./Arbresh.info/
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Moti këtë fundjavë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...
Hamza për Qeverinë e re: Pres bashkëpunim me LDK, AAK dhe pa...
Vuçiq paralajmëron vizitë zyrtare në Kinë