Një person ka vdekur në Malishevë, si pasojë e një vetaksidenti me traktor, derisa një tjetër ka mbetur i lënduar rëndë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Sipas Elezajt, i lënduari është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Rreth orës 14:00 është raportuar aksident trafiku në fshatin Ngucat- Malishevë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një traktori dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi të dhe është vet-aksidentuar. Për pasojë një person mashkull i moshës madhore ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër (po ashtu mashkull i moshës madhore) është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore. Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, njoftoi Elezaj./Arbresh.info
Kusari-Lila: Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj një angazhimi...
Vitia nënshkruan kontratën për vazhdimin e punimeve në Spita...
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe...