Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive, rasti nën hetime

08:47 | 4 Prill 2026
E.K

Një person ka ndërruar jetë në fshatin Dobrajë e Madhe të Lipjanit, pasi i është përkeqësuar papritur gjendja shëndetësore derisa po qëndronte në një fushë sportive.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima është rrëzuar në tokë pasi i është përkeqësuar gjendja, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Fsh. Dobrajë e Madhe, Lipjan 03.04.2026 – 17:35. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë duke luajtur në fushën e sportit, pa pritur i është keqësuar gjendja shëndetësore, është rrëzuar në tokë dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti nën hetime’, thuhet në raport./Arbresh.info