Një i burgosur ka vdekur në Spitalin Rajonal të Gjilanit.
Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës me anë të një njoftimi në Facebook.
Sipas SHKK-së, ka pasur probleme shëndetësore dhe për një kohë të gjatë është trajtuar edhe brenda Qendrës së Paraburgimit në Gjilan.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë opinionin publik se sot, në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ka ndërruar jetë i burgosuri A.F. I ndjeri, po trajtohej për një kohë të gjatë në Stacionarin Shëndetësor të Qendrës së Paraburgimit Gjilan për probleme kardiologjike paraprake, ai kishte të vendosura stenta dhe ishte nën mbikëqyrjen e kardiologëve, duke u trajtuar sipas rekomandimeve të tyre.”, thuhet në njoftim.
“Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore të nevojshme, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues i Kosovës./Arbresh.info/
Komuna e Mitrovicës inicion procedurë për trajtimin e qenve ...
Llapi blindon talentin Mërgim Cërnavërni
Rama njofton: Ora e parë mësimore më 16 shkurt kushtuar UÇK-...
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...