Vdes një grua në një aksident rrugor në Kishnicë

11:11 | 15 Prill 2021

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën nacionale Gjilan-Prishtinë, përkatësisht në Kishnicë.

Si pasojë, 1 nga pasagjeret ka mbetur pa shenja jete nga lëndimet e marra, sipas raportit të policisë.

Raporti:

“Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura, dhe lëndime kanë pësuar shtatë (7) persona. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit, viktima femër kosovare-pasagjere në veturën e të dyshuarit, në QKUK ka ndërruar jetë, ndërsa lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit e veturave, dhe katër (4) pasagjerë (dy femra dhe dy meshkuj kosovarë) në dy në veturat e aksidentuara. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara