Vdes një grua në Gjilan, pasi bie në bunar

10:26 | 10 Gusht 2023
Diellza Gashi

Një burrë ka raportuar se gruaja e tij ka rënë në një bunar dhe si pasojë e kësaj ka ndërruar jetë.

Sipas njoftimit të policisë, thuhet se rasti ka ndodhur dje në Gjilan.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion

Rasti vazhdon të hetohet.

“Gjilan, 09.08.2023 – 14:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se gruaja e tij ka rënë në një bunar. Njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Në lidhje me rastin janë njoftuar njësiti i Zjarrfikësve te cilët e kanë nxjerr trupin e pa jetë nga bunari. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme