Një fëmijë ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të enjten mes dy veturave në Skenderaj.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, raporton Arbresh.info
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, mirëpo mjekët kanë konstatuar se fëmija ka vdekur.
“Skenderaj, 24.07.2025, 19:32 Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave me vozitës meshkuj, njëri shtetas i huaj ndërsa tjetri kosovar. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar gjashtë viktimat, tri femra dhe tre meshkuj kosovarë. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa nga mjeku kujdestar është konfirmuar se njëra viktimë-femije, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit viktima dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh./Arbresh.info/
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë
Vrasja e rëndë e dy personave në Majac, policia jep detaje
ShSKUK jep detaje për vdekjen e 73-vjeçares – gjendja e të d...
E rëndë/ Raportohet se ka ndërruar jetë në QKUK 73-vjeçarja...
“Kosova është shumë e motivuar, por ne jemi në fushën ...
Papa: Lufta në Lindjen e Mesme është skandal për njerëzimin