Një burrë ka vdekur dje në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
Sipas njoftimit të Policisë, viktima ishte dërguar nga familjarët në emergjencën e QKMF në Rahovec, e më pas ishte dërguar me autoambulancë në Spitalin e Gjakovës.
Vdekjen e viktimës, e kishte konstatuar mjeku kujdestar në repartin e emergjencës në Gjakovë.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar, nga familjarët është dërguar në emergjencën e QKMF Rahovec, nga ku viktima më pas me autoambulance dërgohet në Spitalin Rajonal të Gjakovës. Mjeku kujdestar në repartin e emergjencës në spitalin e Gjakovës, ka informuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Ndryshe, policia ka iniciuar rastin si “Hetim i Vdekjes”./Arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër