Një person ka vdekur në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve që kishte marrë, pasi ishte plagosur në fshatin Fushticë të Drenasit.
Për Arbresh.info, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka pohuar se rasti është raportuar rreth orës 13:30.
“I njëjti është dërguar menjëherë në QMF Komoran, ku nga ana e stafit mjekësor është konstatuar vdekja e tij.”
Sipas Ahmetit, njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u marrë me hetimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...
Vranësira e intervale me diell nesër në Kosovë