Një 62 vjeçar nga Malisheva ka humbur betejën me COVID-19 gjatë ditës së sotme.
Viktima ishte duke u trajtuar tash e një javë në spitalin e Prizrenit, njofton Klan Kosova
Vdekjen e ka konfirmuar kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj.
“Viktima ka qenë pozitiv me COVID-19 dhe tash e një javë ka qenë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit teksa sot ka humbur jetën”, deklaroi Begaj.