Një 41 vjeçar ka humbur jetën pas goditjes nga rryma elektrike teksa po peshkonte në fshatin Romaje të Prizrenit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili tha se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Sipas tij, rasti është inicuar si “Hetim i vdekjes”.
“Sot me 14.04.2024, rreth orës 16:40 eshte pranuar informata se në fshatin Romaje, Prizren një person derisa po peshkonte ne lum me gjenerator elektrik eshte goditur nga rryma elektrike. Viktima ( F.S.1983) me lendime te renda (pothuajse pa shenja jete) ishte dërguar në Qendren Emergjente të Spitalit Rajonal në Prizren, ku mjeket kompetent i kanê dhënë tretman mjekesor dhe jane munduar ta shpetojne, por i njejti për shkak të lëndimeve të marra, rreth orës 17:45 ka ndêrruar jetë.”, ka thënë Bytyqi.
“Patrulla policore bashkë me njësit tjera përgjegjëse kanë dal në vendngjarje dhe në konsultim me prokurorin kujdestar është hap rast “Hetim I vdekjes, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.”, tha mes të tjerash ai. /Arbresh.info/
Nuk shkëlqen vetëm në fushë, por edhe jashtë saj: Pedri ndër...
Myftiu Tërnava i drejtohet besimtarëve myslimanë me mesazh u...
Edi Rama e nis ditën me një foto simbolike me flamurin e Shq...
Orteku në Kaliforni, 10 skiatorë të zhdukur dhe gjashtë të t...
Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë
Zelensky: Ukraina është gati për paqe, por jo Rusia