Një 26-vjeçar në Ferizaj ka vdekur pasi ka rënë nga ballkoni i katit të tretë i një objekti banesor
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.
“Mbrëmë, rreth orës 19:45 kemi pranuar një informatë se në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj një person R.K ( M/K) 26 vjeçar ka rënë nga terasa katit të III-tê të një obkekti banesor në tokë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes. Veç policëve të rendit në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krimteknikët rajonal të cilët nën autorizim të prokurorit kujdestar kanë nisur hetimet.Nga hetimet e para mësohet se viktima derisa ishte në ballkon ka rënë bashkë me mbajtëset e ballkonit në tokê. Janë njoftuar edhe Inspektorët e punës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML –Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ” Vdekje e dyshimtë”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Diplomojnë sot 21 kadetë për zjarrfikës në Akademinë për Sig...
Alarm te Barcelona: Lëndimi i Pedrit është më i rëndë se sa ...
Nuk ka akuza në hetimin zviceran mbi abuzimin në Kishën Kato...
Parashikimi i motit në Shqipëri
28 vjet nga sulmi i dytë i Serbisë ndaj familjes Jashari në ...
KEDS-i me punime në rrjet, këto janë zonat ku paralajmërohet...