Para pak çastesh në moshën 55 vjeçare ka humbur jetën mjeku i njohur i estetikës në Kosovë, Njazi Ahmeti.
Ahmeti, ishte i infektuar me Covid-19 dhe ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, duke u trajtuar në klinikën intensive.
Megjithatë, sot ai humbu betejën me Covid-19, raporton arbresh.info.
Lajmin për vdekjen e doktorit Ahmeti e ka bërë të ditur në “Facebook” Oda e Mjekëve të Kosovës dhe familjarët e tij.
Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.
Doktori Ahmeti ka punuar prej shumë vitesh në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës, ku ishte ndër mjekët më të shquar në këtë klinikë./arbresh.info/

Mbyllet pa gola pjesa e parë e finales së Carabao Cup mes Ar...
Vdes tragjikisht 19 vjeçari shqiptar, ra nga skelet ne Angli
Protesta e opozitës, 1400 efektivë policie në terren për gar...
Rreth 200 vullnetarë, 400 thasë mbeturina – Aksion pastrimi ...
Këta janë dy efektivët që shpëtuan nga mbytja 59-vjeçaren në...
Parandalohet futja e substancave narkotike në Qendrën Korrek...