Ka vdekur nënoficeri i FSK-së, Besim Bajraktari, i cili ishte për shërim në Francë.
Lajmi është bërë i ditur nga Forca e Sigurisë së Kosovës, përmes një postimi në Facebook.
“Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se ka ndërruar jetë nënoficeri i lartë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshterë i parë Besim Bajraktari, pas një sëmundjeje të rëndë sot në Republikën e Francës ku ishte për shërim.
Në emër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës i shprehim ngushëllime familjes, shokëve, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë personelit ushtarak e civil të FSK-së. Ndërsa për ceremoninë e homazheve dhe varrimit do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...