Një 29-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit ku ishte duke u trajtuar nga data 23 korrik 2025.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.
Bytyqi tha se gjendja shëndetësore e 29-vjeçarit u përkeqësua derisa ndodhej në oborrin e Spitalit.
“Sot, më datë 24 korrik 2025, rreth orës 08:45, nga Spiatli Rajonal i Prizrenit është raportuar për vdekjen e një personi të gjinisë mashkullore, L.K., 29 vjeç, nga Prizreni. Viktima ishte duke u trajtuar në këtë institucion shëndetësor që nga data 23 korrik 2025. Sipas informatave fillestare, gjendja shëndetësore e personit është përkeqësuar derisa ndodhej në oborrin e Spitalit dhe përkundër përpjekjeve për ndihmë, ai ka vdekur. Njësitet relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas marrjes së informatës. Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. lidhur me rastin është filluar rast si “Hetim i vdekjes””, tha Bytyqi./Arbresh.info
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media