Një 21 vjeçar me inicialet E.I ka vdekur në QKUK, pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë lëndimeve të marra ditë më parë, derisa kishte mbetur në liqenin artificial në Zhabare të Mitrovicës.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Mitrovicës, Avni Zahiti, 21 vjeçari më datë 23 korrik, deri sa ishte duke u larë në liqenin artificial në Zhabare, kishte mbetur në ujë dhe pasi ishte nxjerr nga uji ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor, por i njëjti ka vdekur dje në QKUK.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion. Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...