Një futbollist 16 vjeçar i Trepçës ’89 ka ndërruar jetë në fushë të futbollit pasi ka pasur atak kardiak.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Vesel Gashi.
“Policia së bashku me prokurorin po hetojnë, është duke u hetuar si rast ‘hetim i vdekjes’. 16 vjaçari gjatë një ndeshje futbolli në Kurisht të Prizrenit ka rënë në fushë është thirr emergjenca, i njëjti me automjet të emergjencës është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit ku është konfirmuar dhe vdekja e tij. Ndërkaq me urdhër të prokurorit është dërguar trupi i tij i pajetë për obduksion”, ka thënë Gashi,
16-vjeçari ka pësuar një atak kardiak dhe ka rënë pa ndjenja në fushë, por përkundër intervenimit të mjekëve ata nuk kanë mundur fatkeqësisht t’i shpëtojnë jetën. /arbresh.info/
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit