Ka ndërruar jetë një mjek gjatë orarit të punës në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës këtë të shtunë.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, i cili tha se sipas dyshimeve fillestare bëhet fjalë për vdekje natyrale.
Por, Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të kontrollohen pamjet e kamerave të sigurisë.
“Prokurori i Krimeve të Rënda dhe Policia e Kosovës kanë dal në vendin e ngjarjes. Dyshimet fillestare janë se është vdekje natyrale. Mirëpo, për t’i hequr te gjitha dyshimet, Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës të kontrollohen të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë”, tha Nikçi.
Bastisje në Burgun e Dubravës, përfshihet edhe njësiti speci...
Zyrtare: Axel Gnapi transferohet nga Llapi te klubi rus
Belgjikë, një fëmijë 12-vjeçar i dyshuar për propagandë xhih...
Begaj dekreton lirim nga detyra e Komandanti të Forcës Detar...
Seanca për gaz lotsjellës në Kuvend ndërpritet, shtyhet për ...
Salih Zyba kërkon përjashtimin e prokurorit nga gjykimi