Ka vdekur Sadri Rexhaj veterani i luftës së Kosovë. Ai ka ndërruar jetë të dy ditë më parë të dielën (28 korrik).
Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i të ndjerit, Agim Rexhaj.
Sadriu me 14 shkurt të këtij viti sa ishte duke punuar me shokët e tij në kulmin e një shtëpie ishte rrëzuar nga kati i dytë dhe kishte pësuar lëndime të rënda në boshtin kurrizor e në qafë, aq sa kishte mbetur i pa lëvizshëm. Nga plagët e marra nga pakujdesia e mjekëve në Kosovë ai fiton edhe infeksione të thella (infeksione ultra spitalore) dhe dekobit (në trup hapen plagë të thella).
Nga Spitali i Prizrenit me 14 shkurt 40 vjeçari, baba i katër fëmijëve dërgohet në QKUK – përreth 25 ditë qëndron në koma. Trajtimi i sëmundjes së tij ishte tejet i kushtueshëm, familjarët kishin kërkuar ndihmë edhe nga të afërmit, por edhe nga qytetarët e tjerë. Nga 10 maji Sadriu ishte i shtrirë në njëri nga Spitalet e Shkupit.
Fatkeqësisht gjendja e tij po përkeqësohej dita e ditës dhe që 3 javë tash ai ishte duke qëndruar në shtëpi. Ku edhe dha frymën e fundit, raporton Reporteri.
Varrimi i të ndjerit ishte bërë me 29 korrik.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit