Pas një sulmi në zemër, sot ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare ish-kryetari i Komunës së Graçanicës, Bojan Stojanoviq.
Siç raportojnë mediat serbe, Bojan Stojanoviq, i cili aktualisht ishte në funksionin e zëvendësministrit të Financave në Qeverinë e Kosovës, ishte kryetari i parë i komunës së Graçanicës i formuar në vitin 2009, dhe e ka mbajtur atë post deri në dhjetor 2013, përcjell Telegrafi.
Karrierën politike Stojanoviq e nisi në vitin 2006 në Partinë Liberale Serbe (SLS). Ai gjithashtu ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës që nga viti 2008, kurse në vitin 2017 u bë pjesë e Listës Serbe.
Ai la pas vetës gruan dhe tre fëmijë.
Varrimi i Stojanoviqit do të bëhet të hënën në fshatin e tij të lindjes, në Dobratin. /Telegrafi/
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...