Për vdekjen e gjykatësit Enver Shabanaj kanë njoftuar të afërmit e të ndjerit, kurse e ka bërë publik Gjykata në faqen zyrtare në Facebook.
Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Albina Shabani Rama i ka shprehur ngushëllime familjes, kolegëve dhe gjithë miqve të ndjerit Shabanaj.
“Gjykata përherë do ta kujtoj gjyqtarin Enver për punën, urtësinë dhe virtytet e larta të tij”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Enver Shabanaj ishte gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm -Divizioni për Çështje Civile në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1983. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2004, ndërsa praktikën profesionale e mbajti në Gjykatën Komunale në Istog në vitin 1984.
Shabanaj gjithashtu ka punuar Avokat në Odën e Avokatëve të Kosovës prej 2006 deri në vitin 2012.
Në vitin 2012 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prishtinë ku dhe punoi deri me datën 31.12.2012. Më 01.01.2013 i ndjeri ishte emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa nga korriku i vitit 2017 ishte caktuar gjyqtar në Departamentin për Çështje Civile.
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...