Ka vdekur Ahmet Goçaj, specialist i Gjinekologjisë dhe Obstetër, njofton Oda e Mjekëve të Kosovës, përcjell Gazeta Express. Ai për vite me radhë ka punuar në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.
Njoftimi i plotë:
Ndahet nga jeta Dr. Ahmet Goçaj specialist i Gjinekologjisë dhe Obstetër.
Dr. Goçaj studimet e përgjithshme i përfundoi në fakultetin e Mjekësisë në Shkup, në vitin 1997.
Ndërsa specializimin për Gjinekologji dhe Obstetrikë e përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, në vitin 2005.
Dr. Ahmet Goçaj u shërbeu qytetarëve për vite me radhë në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.
Oda e Mjekëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqëve të tij.
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun