Në moshën 73 – vjeçare, sot, ndërroi jetë Jusuf Salihu, gazetari shumëvjeçar i Rilindjes, prijësi e organizatori i krijimi të sistemit paralel shqip në Komunën e Podujevës, në vitet ’90-ta.
Në moshën e ri filloi punën si arsimtar i gjuhës shqipe, në Bradash e Bajçinë të Podujevës, për të nisur pastaj një karrierë të bujshme në gazetari, fillimisht si korrespodent i “Rilindjes” nga Podujeva, e pastaj si gazetar, redaktor e zëvendëskryeredaktor i Rilindjes.
Gjatë periudhës së okupimit serb, ishte në ballë të organizimit të sistemit paralele të arsimit shqip në Llap, duke u vënë shkollave emrat e dijetarëve e heronjve tanë, në rrugën te pakthyeshme të popullit të Kosovës për liri e pavarësi. Ishte model në nivel të Kosovës për këtë organizim.
Për shkak të aktivitetit të tij kombëtar e patriotik, në vitin më të errët të gjenocidit serb ndaj kuadrove intelektuale Jusufi përjetoi një golgotë të vërtetë duke u ndodhur nën peshën e pendrekut dhe shufrave të hekurta të policisë, gjë që e la me pasoja të rënda shëndetësore.
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore