Ka vdekur edhe një person si pasojë e koronavirusit në Kosovë.
Viktima është H.E. e lindur në 1957 nga Komuna e Rahovecit, shkruan arbresh.info.
Klinika Infektive në QKUK ka njoftuar se viktima ishte pranuar rreth 10 ditë më parë në gjendje të rëndë.
Ajo kishte edhe disa sëmundje të tjera shoqëruese.
“Klinika Infektive ka njoftuar se sot ka përfunduar me vdekje pacientja H.E.(1957) nga Komuna e Rahovecit.
Pacientja ishte pranuar në Klinikën Infektive me datën 03.05.2020 në gjendje të rëndë, paraprakisht e konfirmuar për Covid-19 dhe me disa sëmundje të tjera shoqëruese.
Kjo është vdekja e 29 në nivel vendi nga Covid-19 dhe e tetëmbëdhjeta në Klinikën Infektive nga kjo sëmundje”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën