Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një motoçilkete në Mitrovicë.
Lajmin e bëri të ditur Policia e Kosovës me anë të një njoftimi në Facebook, shkruan Arbresh.info.
Sipas policisë, rasti është duke u hetuar.
Komunikata e plotë:
Aksident me fatalitet
Mitrovicë 27.05.2024
Sot, rreth orës 19:30, në Rrugën ,,Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë ka ndodhur njëa aksident në mes të një veture me targa vendore dhe një motoçilkete.
Në këtë aksident lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili është transportuar menjëherë në Emergjencën e Sptalit Rajonal në Mitrovicë mirëpo nga ana e stafit mjekësor është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën.
Njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit./Arbresh.info/
Udhëheqësi suprem, Ajatollah Khamenei është vrarë – ko...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
Kuvajti anulon Taravitë në Ramazan pas sulmeve hakmarrëse të...
Situata në Lindjen e Mesme/ Aeroporti i Rinasit: Anulohen fl...
Khamenei u vra, disa iranianë nisën festën në rrugë
Zvicër: Arrestohet i riu nga Kosova, plagosi një maqedonas