Ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare, doktori i njohur Bedri Bimbashi.
Lajmin e ka bërë të ditur familja Bimbashi, të cilët përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se doktori ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak, shkruan lajmi.net.
Doktori Bedri Bimbashi ka shërbyer si doktor dhe Shef i Repartit të Fiziatrisë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
Njoftimi i plotë i familjes Bimbashi:
Në moshën 63 vjeçare pas një ataku kardiak, ka ndërruar jetë doktorri njëherësh Shefi i Repartit të Fiziatrisë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës doktor Bedri Bimbashi.
Doktor Bedriu, studimet i kreu në Universitetin e Prishtinës, gjithashtu edhe specializimin. Në vitet 1982- 1985 ai ligjëroj në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Mitrovicë, lëndët Anatomi dhe Farmakologji. Bedriu, shërbimin në mjekësi e filloj në Skenderaj, në vitin 1985 deri 1999 në shtator në QKMF Skenderaj në departamentin e emergjencës.
Doktor Bedriu, ka shërbyer edhe gjatë luftës në QKMF dhe ambulanta në fshatra të ndryshme në Skenderaj, për të ju ofruar ndihmë qytetareve të kësaj ane.
Pas vitit 1999 doktor Bedriu, profesionin e zhvillon në Mitrovicë, në Siptalin Rajonal “Dr.Sami Haxhibeqiri, në pozitën e fiziatrit ku ka qenë i angazhuar deri tani. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në fshatin Llaushë të Skenderajt në orën 15:00!
Me respekt, Familja Bimbashi Skenderaj
Tentoi udhëtonte me pasaportë të falsifikuar, arrestohet një...
Ndalohet një person për kontrabandë më mallra
Të shtëna me armë zjarri në Lipë të Zveçanit
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik, konfisk...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagosen dy persona –...
Shoferi i dehur përplas turmën në festivalin e Luizianës, të...