Babai i Haxhi Shalës, Xheladin Shala, ka ndërruar jetë sot.
Nipi i të ndjerit konfirmoi lajmin, duke shprehur se gjyshi i tij u largua me dhimbjen për djalin që ndodhet në paraburgim në Hagë.
“Sot, në orët e para të mëngjesit, na la gjyshi jonë i dashur, Xheladin Shala. U largove me mallin që ta shohësh edhe një herë djalin tënd, një mall që nuk munde ta shuaje dot. Zemra ime është e rënduar nga kjo dhimbje, sepse ti dëshiroje aq shumë të ishe sërish me të. E megjithatë, u prehsh në paqe, gjyshi im! Në kujtimet tona, ti do të jetosh gjithmonë, me atë dashuri të pafund që na dhe dhe forcën që gjithmonë na jepje. Mungesa jote do ndihet gjithnjë, por ne do ta mbajmë kujtimin tënd të gjallë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër
Chelsea pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...