Halil Pajazitaj, babai i Donjeta Pajazitaj ka vdekur në moshën 72-vjeçare.
Lajmin e bën të ditur familjarët e tij, ku thuhet se ai vuajti nga një sëmundje që i mori jetën shumë shpejtë.
Kujtojmë se vajza e të ndjerit, Donjeta u vra me dy plumba në kokë në vitin 2015.
Sipas aktakuzës së vitit 2017, përderisa Donjeta Pajazitaj ishte duke shkuar në punë, i akuzuari Naser Pajazitaj ishte ndalur me veturë dhe e kishte marrë Donjetën duke e dërguar tek vendi “Kroi i Lajthisë”.
Në aktakuzë thuhet se i pandehuri me dy plumba në kokë e kishte vrarë e më pastaj për të humbur gjurmët e tashmë së ndjerës, të njëjtën e kishte mbuluar me drunj dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Këta janë pesë më të votuarit e secilës parti aktualisht
Shpërthim në Shkodër, vdes një 67-vjeçar
Opozita e pranon dështimin në zgjedhje, zotohen për reforma ...
Në këtë link mund t’i gjeni rezultatet për votat e kandidatë...
Ambasadori i Gjermanisë uron Kosovën për zgjedhje të qeta e ...
Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, ...