Javën e kaluar, konkretisht më 7 gusht, në fshatin Krojmir të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku. Lëndime të rënda ka pësuar një këmbësor, i cili sot ka ndërruar jetë në QKU. Bëhet fjalë për I.O-mashkull, 72 vjeç.
”Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një këmbësor, i cili nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të marra dhe rreth orës 06:00 në QKUK, ka ndërruar jetë.
Trupi i viktimës I.O. mashkull, 72 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut”, tha Policia.
Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.
Trafiku Urban falas për qytetarët më 17 shkurt
ZPS: Mbrojtja i ka paraqitur klientët e tyre me qëllime të m...
Shaquan Jules, MVP i javës së 20-të
Presidenti Begaj sot e nesër qëndron për vizitë zyrtare në K...
Votohet në parim buxheti për vitin 2026, leximi i dytë më 20...
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...