Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur dy ditë më parë në Kacanik, me c’rast ka humbur jetë 17 vjeçarja, Fjolla Trena.
Varrimi i të ndjerës është bërë sot gjatë ditës, ku familja e saj bënë edhe një gjest shumë të madh, duke i zgjatur dorën për faljen e gjakut familjes Halimi, anëtari i së cilës ishte edhe shkaktar i këtij aksidenti.
Videon live e ka publikuar një faqe e Kaçanikut në Facebook, ku mund ta shihni varrimin dhe faljen e gjakut që bëhet nga këto dy familje.
Ndryshe, sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur me datën 22 maj 2015, ku i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës humb kontrollin mbi veturën dhe del jashtë rruge. Si pasojë e aksidentit i dyshuari dhe një pasagjere viktima femër K-Shqiptare pësojnë lëndime trupore nga të cilat pasagjerja ndërron jetë në vendin e ngjarjes ndërsa i dyshuari dërgohet në emergjencën e Ferizajt. /Arbresh.info/
Benita refuzon të shkoj në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Fantastik Asllani, asiston në në ndeshje ndaj Bayernit
KEK-u shkyç Njësinë B1 për shkak të rrjedhjeve të avullit
Tri gjigantë të Premier League pas Jules Kounde
Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri