Një person është gjetur pa shenja jete në Berevce të Shtërpcës.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, personi është gjetur pa shenja jete teksa vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është dhënë familjarëve për ceremoninë e varrimit.
“Fsh. Berevce, Shtërpcë 29.12.2023-17:25.Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjareve” thuhet në raport./Arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër