Një viktimë e gjinisë femërore ka ndërruar jetë në QKUK, ndërkaq bashkëshorti në polici ka raportuar se vdekja ka ardhur si shkak i neglizhencës, shkruan arbresh.info.
Sipas ankuesit, viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në fshatin Rogaçicë pasi që ishte me grip sezonal dhe pas marrjes se një ampule (gjilpëre) kishte pësuar arrest kardiak-shok.
“Prishtinë 16.12.2021 – 20:20. Nga Emergjenca QKUK është raportuar se viktima femër kosovare kishte ndërruar jetë. Sipas ankuesit mashkull kosovar gruaja e tij kishte ndërruar jetë si shkak i mostrajtimit të duhur nga ana e mjekëve. Sipas ankuesit, viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në fshatin Rogaçicë pasi që ishte me grip sezonal dhe pas marrjes se një ampule (gjilpëre) kishte pësuar arrest kardiak-shok. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/
Sveçla e Peci – homazhe për viktimat e trazirave të marsit n...
BE i reagoi PDK-së që e kritikoi Kurtin, Artan Behrami iu pë...
Kusari-Lila: Rritja e çmimeve të naftës vjen nga tregu ndërk...
SHBA mirëpret marrëveshjen për Ligjin për të huajt, përmend ...
Spitali i Gjakovës mohon lidhjen me grevën e punëtorëve tekn...
Rrëzohen ankesat, konfirmohet aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit ...