Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka shkruar për vdekjen e ish-përfaqësuesit të SHBA-ve në bisedimet për sttusin e Kosovës, Frank Wisner.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se Wisner ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm gjatë periudhës të luftës dhe pas-luftës në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
“Frank Wisner, një figurë e shquar në diplomacinë ndërkombëtare dhe një mik i shtrenjtë i Kosovës, ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm gjatë periudhës të luftës dhe pas-luftës në Kosovë. Ishte kënaqësi ta takoja personalisht në vitin 2023. Përkushtimi i tij për të ndihmuar Kosovën ishte i pashoq. Gjithmonë i gatshëm të ofronte këshilla për të ecur përpara vendi dhe kombi ynë.”, tha ai.
“Si diplomat i lartë i SHBA-së, ai ishte pjesë e përkushtimit të administratës amerikane për të ndaluar gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës, duke mbështetur ndërhyrjen e NATO-s.”, shtoi Rama.
Ai tha se pas përfundimit të luftës, Wisner kontribuoi në rindërtimin dhe stabilizimin e Kosovës, duke mbështetur proceset e reformave dhe konsolidimin e shtetit.
“Ai ishte një avokat i fuqishëm i pavarësisë dhe demokracisë për Kosovën, duke ndihmuar që vendi të fitojë mbështetje ndërkombëtare për aspiratat tona për një të ardhme të demokratike dhe të qëndrueshme.”, tha Rama.
Tutje, ai shtoi se roli i tij si diplomat dhe lider me vizion do të mbetet gjithmonë i paharruar.
Ai tha se Kosova, sot ka humbur një mik të vërtetë, një njeri që kuptoi thelbin e paqes dhe rëndësinë e të drejtës ndërkombëtare, dhe që u angazhua për të mundësuar një të ardhme të sigurt dhe të ndritshme për popullin e Kosovës.
“Në këtë moment të vështirë, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e tij, miqtë dhe të gjithë ata që e nderuan dhe punuan me të. Frank Wisner do të kujtohet gjithmonë për mirësinë, integritetin dhe dedikimin e tij të jashtëzakonshëm për Kosovën dhe më tej.”, ka shkruar mes të tjerash Rama./Arbresh.info/
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë