Kryemininistri i Kosovës, Albin Kurti ka ngushëlluar familjen Tahirsylaj për ndarjen nga jeta të Sylë Tahirsylaj.
Kurti tha se kontributi i tij në fushën e meteorologjisë në Kosovë dhe për Universitetin e Prishtinës si akademik, do të mbetet i paharrueshëm, shkruan Arbresh.info.
“Baca Sylë, ishte një shpirt luftarak, që i rezistoi kohës dhe na mbushte plot energji e pozitivitet. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta na pikëlloi thellë. Do ta kujtojmë përherë përkushtimin për punën dhe dashamirësinë e tij.”, ka shkruar ai.
“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Tahirsylaj, për më të dashurin tuaj. Bacën Sylë do ta kujtojmë për jetë e mot!”, tha ai.
Ndër të tjera ai kujtoi edhe vizitën e tij në kullën Tahirsylaj në fshatin Isniq duke thënë se bisedat me të ishin të gjata dhe mbreslënëse./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...