Kosova u trondit mbrëmë, pasi nxënësi Zejn Zejnullahu nuk u kthye nga shkolla në Lipjan.
Familjarë, të afërm, policia dhe njësiti për kërkim-shpëtim u aktivizuan menjëherë në gjetjen e tij.
Disa orë më pas, vogëlushi u gjet në lumin e Gadimes, teksa burime të IndeksOnline nga vendi i ngjarjes pohuan se ai mezi merrte frymë.
Me urgjencë, i mituri u dërgua në QKUK, ku çaste më vonë ndërroi jetë.
Nga raporti policor bëhet e ditur se trupi i pajetë i Zejnit është dërguar për obduksion, në Institutitn e Mjekësisë Ligjore.
“Lidhur me rastin, pas pranimit të një informate se viktima mashkull kosovar nuk është kthyer në shtëpi, ka filluar kërkimi i tij me ç’rast nga dëshmitari mashkull kosovar i njëjti është gjetur në lum. Viktima me autoambulancë është transportuar në QKUK-Prishtinë, ku më pas ka ndërruar jetë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë njësitet përkatëse, dhe vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion” thuhet në raportin e policisë.
Drejtoria rajonale e policisë në Prishtinë ka nisur hetimet për vdekjen e tij.
LEXO EDHE:
Nagavci shpreh ngushëllime për vdekjen e nxënësit Zejn Zejnullahu në Gadime
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxënësit nga Gadimja
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Ramadan Meholli
Kosova merr urim të veçantë nga Ambasada e SHBA-së pas prani...
Osmani: Kosova do të vazhdojë të ecë përpara, e palëkundur n...
Zjarr shpërthen në një hotel luksoz në Alpet Franceze, evaku...
Dy të vrarë në Kiev teksa Rusia i vazhdon bombardimet në Ukr...
Aksioni në Malishevë, 50 komisionerë shoqërohen në polici pë...