Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi ka reaguar për vdekjen e nxënëses Magbule Gashi, e cila u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë.
Kryetari nxënësen Gashi e përshkruan si aktiviste shembull të çështjeve rinore.
Postimi i tij i plotë:
I trishtë dhe i dhimbshëm lajmi për ikjen e hershme nga jeta, të aktivistës shembull të çështjeve rinore, bashkëqytetares, Magbule Gashit.
Jo vetëm familja por i gjithë qyteti i Obiliqit, humbi një vajzë të re shembull, të mençur, aktive dhe shumë punëtore e cila aktivitetin e saj për rininë e shtriu në organizatat rinore të Obiliqit.
Në emrin tim dhe gjithë institucionit komunal, shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi, miqve dhe gjithë ata që njohën Magbulen. Shpirti i saj u prehtë në paqen e amshueshme e familjes Zoti ja shtoftë forcën që të përballojnë këtë dhimbje. /arbresh.info/
lexo edhe:
Marta Kos viziton Kosovën, nesër takon Kurtin dhe Haxhiun
Zëvendëspresidenti i Iranit: Ngushtica e Hormuzit na përket ...
27 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
Kurti merr pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të Parkut In...
Vance: SHBA po ‘bën përparim’ në bisedimet me Iranin
Të enjten mot me diell e vranësira, temperatura deri në 22°C