Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka reaguar për vdekjen e Dr.Mentor Salihu, i cili ndërroi jetë sot, disa ditë pas aksidentit të rëndë në Gjakovë në të cilin ai ishte brenda autoambulancës që u përfshi në aksident.
Latifi me një mesazh u ka shprehur ngushëllime familjes së Mentor Salihut dhe të Skofiar Gjinit, ky i fundit gjithashtu viktimë e aksidentit në fjalë.
“Ata do të kujtohen si profesionistë që i shërbyen me përkushtim jetës së qytetarëve deri në momentin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta, thuhet në mesazhin e Ministrit Latifi drejtuar familjarëve, kolegëve dhe miqve të Mentorit e Skofiarit”, shkruan në Facebook Ministria e Shëndetësisë./arbresh.info/

LEXO EDHE
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...