Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes së ish-senatorit, Joseph Lieberman.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Kosova humbi një nga miqtë e saj të shquar.
“Kosova humbi një nga miqtë e saj të shquar, ish-Senatorin amerikan nga Partia Demokratike Joseph Lieberman, mbështetës i madh i yni në përpjekjet për liri, zë i fuqishëm i luftës sonë të drejtë”, tha Haradinaj.
Kreu i AAK-së shkruan se shqiptarët do t’i jenë mirënjohës përjetë Senatorit Lieberman.
“Shqiptarët do t’i jenë mirënjohës përjetë Senatorit Lieberman, i cili së bashku me John McCain përkrahu Presidentin Bill Clinton për intervenim kundër Serbisë, për ta parandaluar gjenocidin në Kosovë, fushatë e cila u ndërmorr me sukses nga NATO e udhëhequr nga ShBA”, shkruan Haradinaj.
Senatori amerikan, Joe Lieberman, ka vdekur në moshën 82 vjeç të mërkurën./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Vdes ish-senatori amerikan Joe Lieberman, ishte mbështetës i madh i Kosovës
Magazina e mbushur me kanabis, drejtori i burgut të Rrogozhi...
36-vjetori i degës në Podujevë, Agim Veliu: LDK ka humbur li...
Haradinaj uron besimtarët myslimanë për Bajram
Sulmet iraniane rrisin çmimin e naftës, Evropa refuzon luftë...
Laporta beson te transferimi i Alvarezit: Barcelona plan për...
Gjesti reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu