Familja e disenjatorit kosovar, Festim Isufi ka pranuar raportin e Institutit të Mjekësisë Ligjore që tregon shkakun e vdekjes së familjarit të tyre.
Lajmin për Arbresh.info e ka bërë të ditur zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, e cila tha se prokuroria tashmë ka dorëzuar tashmë raportin e autopsisë tek familja e viktimës.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka pranuar Raportin e autopsisë dhe në tërësi për procedurën që është duke u zhvilluar janë njoftuar familja e të ndjerit F.I. përmes përfaqësuesit ligjor/ avokatit nga familja”, tha Shala për Arbresh.info.
Ajo tha prokuroria nuk mund të jep informacione më shumë për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe ruajtjes së informacioneve konfidenciale.
“Dhe meqenëse për këto rrethana janë njoftuar familja, konsiderojmë se për shkak të natyrës së ndjeshme të rastit dhe ruajtjes së informacioneve konfidenciale nuk mund të ofrojmë informata”, tha Shala.
Ndryshe, një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 9 maj në “Rrugën B” të Prishtinës, ku dizajneri Festim Isufi u gjet i vdekur në banesën e tij në “Rrugën B”, ndërsa gruaja e tij (Rina Maloku) u gjet e plagosur nga therja me thikë.
Fillimisht sipas Policisë së Kosovës, dyshohej se 34-vjeçari kishte therur me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka goditur veten. Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë po atë ditë kishte nisur hetime për këtë rast.
Në njoftimin zyrtar thuhet se është iniciuar procedurë penale me kallëzim penal për “Hetim mbi vdekjen”, në përpjekje për të zbardhur plotësisht rrethanat që çuan në këtë tragjedi.
Motivet dhe detajet e plota të incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet janë në vazhdim./Arbresh.info/ Edona Krasniqi/
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...
Spanja dhe Greqia shqyrtojnë ndalimin e rrjeteve sociale për...