Dikur ishte i lumtur dhe bënte jetë të rehatshme dhe të qetë me bashkëshorten dhe dy fëmijët e vet. Si djalë hasreti përkujdesej edhe për prindërit e tij, të shtyrë në moshë dhe të sëmurë. Kishte gjetur një punë të mirë, vozitës në ish-Ministrinë e Energjisë dhe Minierave të Republikës së Kosovës, respektivisht vozitës i ministres për Energji dhe Miniera, Justina Shiroka – Pula.
Astrit Shala, 35 vjeç nga Buroja e Skenderajt, me banim në lagjen “Dardania” në Prishtinë, me pagën që merrte në MEM, mbante prindërit e tij, Behxhetin e Sadijen, dy motrat e veta, si dhe bashkëshorten Vlorën dhe fëmijët Bunën 6 vjeçe e Malin 3 vjeç.
Por, gjithçka kthehet mbrapsht pas shuarjes së Ministrisë së Energjisë dhe të Minierave. Me largimin e ministres Shiroka – Pula, edhe Astriti kishte mbetur pa punë dhe në këtë mënyrë ishte vështirësuar tej mase edhe mbijetesa e familjes së tij.
I gjendur në vështirësi, sipas familjarëve Shala, Astriti tregonte shenja të dëshpërimit të madh, e madje në kohë të fundit ishte dhënë edhe pas alkoolit.
Në një natë të janarit të vitit 2014, Astriti del nga banesa e tij, në lagjen “Dardania” dhe nuk kthehet më. Një banor i ndërtesës ku banonte familja Shala ka treguar se kishte takuar Astritin tek dilte nga banesa pak minuta pas mesnate dhe nga ai moment nuk është kthyer.
Pasi që kalojnë ditë që ai nuk kthehej, familja e paraqet zhdukjen e tij në Polici. Babai i tij, Behxheti, 70 vjeç, mendonte se Astriti kishte shkuar të daja i tij në Francë, por brengosej pse nuk paraqitej nga atje.
Më 29 prill, dy vjet pas zhdukjes, trupi i tij i pajetë ishte gjetur në ashensorin e prishur të një ndërtese në lagjen “Dardania”, jo fort larg banesës së tij, i mbuluar me bërllok.
Policia nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër dhe nuk dihet nëse Astriti është vrarë, apo është vetëvrarë. Rezultatet e obduksionit nuk janë publikuar ende dhe nuk i di as familja e tij. .(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)
Qeveria në detyrë miraton vendime për 18-vjetorin e Pavarësi...
Arrestimi i zyrtarëve komunalë, Rama ofron bashkëpunim të pl...
Haxhiu kërkon që të hetohet edhe kreu i KQZ-së e deri te çdo...
Trump synon të ndërtojë një bazë të CIA-s në Venezuelë
Alcaraz arrin për herë të parë në karrierë gjysmëfinalen e A...
Arrestohen tre zyrtar komunal në Prishtinë, Prokuroria jep d...