Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar pas vdekjes së ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, duke thënë se e përkrahi parreshtur Kosovën deri në frymën e fundit.
“E tronditur thellësisht nga humbja e mikes së madhe të Kosovës, Madeleine Albright, ish- sekretare e Shtetit të SHBA-ve. Ajo na dha shpresë, kur nuk e kishim atë, u bë zëri ynë e krahu ynë kur nuk kishim as zë e as krah. E njohu dhimbjen e popullin tonë sepse edhe vet e kishte përjetuar persekutimin qysh në fëmijëri, prandaj qëndroi e vendosur kundër Millosheviqit deri në ndaljen e gjenocidit të tij në Kosovë”, shkruan Osmani në në Facebook.
Sipas Osmanit, Albright e përkrahi Kosovën deri në frymën e fundit.
“E përkrahi parreshtur Kosovën deri në frymën e fundit, prandaj populli i Kosovës do ta kujtojë përjetësisht”, përfundoi Osmani.
Albright, e cila luajti rol kyç në ndërhyrjen e NATO-s në luftën e viteve 1998-99 në Kosovë, vdiq sot, pasi vuante nga kanceri./arbresh.info/
LEXO EDHE
LAJMI I FUNDIT/Vdiq ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright – Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...