Vdekja e 45 vjeçarit në Istog, Policia jep detaje shtesë

11:27 | 9 Maj 2023
Emir Abduramani

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me vdekjen e një 45 vjeçari në një vetaksident në fshatin Baicë të Istogut.

Sipas njoftimit të Policisë sot, i ndjeri po voziste në rrugën dytësore të fshatrave Staradran – Banje, dhe për shkak të shpejtësisë së madhe, ka humbur kontrollin e veturës dhe ka shkaktuar vetaksident, ku mori lëndime të rënda.

“I lënduari nga vendi i aksidentit dërgohet me emergjencё në Spitalin Rajonal në Pejё, dhe nga mjeku kujdestar ёshtё konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet  në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion”, ka thënë Policia./Arbresh.info

LEXO EDHE:

https://www.arbresh.info/lajmet/vdes-45-vjecari-nga-vetaksidenti-ne-istog/