Vdekja e 40-vjeçares në Malishevë, Policia: Dyshohet se ishte hedhur nga shkallët e ndërtesës

08:51 | 3 Korrik 2021
A Z

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e 40-vjeçares në Malishevë.

Sipas Policisë, ajo ishte hedhur nga shkallët e ndërtesës, ku ka qenë duke banuar.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsy

Njoftimi i plotë i PK-së:

Rr. Skënderbeu, Malishevë 02.07.2021 ─ 09:00. Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Dyshohet se ishte hedhur nga shkallët e ndërtesës në të cilën ajo ka qenë duke banuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsy./arbresh.info/

Të ngjashme