Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka reaguar për rastin e vdekjes së 35 vjeçares në Malishevë teksa priste të mjekohej.
Me anë të një postimi në Facebook, Vitia tha se ky rast tragjik shënon një moment vendimtar për ndalimin e pandëshkueshmërisë dhe papërgjegjshmërisë në praktikat e licencimit, shkruan Arbresh.info.
Tutje ai ka thënë se ndaj përgjegjësve do të ketë masa.
“Ky rast tragjik shënon një moment vendimtar për ndalimin e pandëshkueshmërisë dhe papërgjegjshmërisë në praktikat e licencimit.”, ka shkruar Vitia.
“Kam kërkuar me gjithë fuqinë që më jep ligji që të kontrollohet çdo hap e veprim i komisionit vlerësues që i paraprinë licencimit. Dhe çdo procedurë. Ndaj përgjegjësve, do të ketë masa.”, shtoi ai.
Ndër të tjera, ministri Vitia u shpreh se ky rast nuk do të kalojë në harresë.
Ndërkaq, familjes së viktimës i shprehu ngushëllime për humbjen.
“Ky rast nuk do të kalojë as në heshtje dhe as nuk do të tretet në harresë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes që humbi më të dashurën e tyre.”, tha ministri Vitia./Arbresh.info.
“S’dua t’i shoh këto gjëra”, Alba e zhgënjyer nga Limi dhe a...
Meriton Korenica fantastik, shënon në derbi ndaj FCSB
Juventus fiton bindshëm në derbi ndaj Napolit
KQZ: Procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa u përk...
Obama reagon pas vrasjes së Alex Pretti: Është një tragjedi ...
Zjarr i përmasave të mëdha në Orikum