Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se sot nga ora 07:00 deri në 19:00, zyrtarët e PK-së kanë shqiptuar 512 gjoba për shkelësit e masave të Qeverisë kundër COVID-19.
Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 40 vërejtje ndaj qytetarëve e bizneseve që nuk e respektuan Ligjin antiCOVID.
Teksa njofton se aksioni i policisë është duke vazhduar që nga ora 20:00.
“Më datën 11.10.2020 nga ora 07:00 – 19:00 nga policia janë shqiptuar 512 gjoba sipas Ligjit të ri antiCOVID dhe janë dhënë 40 vërejtje ndaj qytetarëve e bizneseve. Nga ora 20:00 është duke vazhduar aksioni i përbashkët me inspektoratin për të mbikëqyrur respektimin e Ligjit dhe zbatimin e vendimit të Qeverisë.”, tha Qalaj.
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit