Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në Hagë sot pritet të dëshmojë dëshmitari i radhës, seanca fillon në orën 09:00.
Të enjten, (26. 09. 2022), ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 91-të i Zyrës së Prokurorit të Specialiuar (ZPS) në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ky dëshmitar dëshmoi në sesion privat dhe nën masa mbrojtëse e po ashtu në këtë proces mban kodin W04669.
Sipas kalendarit të Dhomave të Specializuara, gjykimi “Thaçi dhe të tjerët” këtë javë pritet të mbahen katër seanca gjyqësore, raporton RTKlive.
Ndryshe, rasti gjyqësor ‘Hashim Thaçi dhe të tjerët’, filloi më 3 prill 2023 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësuesit të viktimave, ndjekur nga ekipet e mbrojtjes më 4 dhe 5 prill 2023.
Kujtojmë se Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Trepça në epërsi pas pjesës së parë ndaj Sigal Prishtinës
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prish...
Shqipëria mbështet vendimet e Strasburgut – Qeveria jep 30 m...
Arsenali kalon me lehtësi rrethin tjetër në FA Cup
Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga protestat në Iran, 4...
Alba qan me dënesë kur e kupton që Bia ka qenë në lidhje me ...